Rreth Nesh

Saldi Electric është një kompani prestigjoze që operon suksesshëm prej 17 vitesh në tregun shqiptar dhe konkuron denjësisht në tregëtimin e një game të gjerë të materialeve industriale dhe elektrike për shtëpi.

Saldi Electric shpreson që ju do të gjeni jo vetëm atë që kërkoni por dhe një partner të besueshëm për të bashkëpunuar. Ne synojmë që të krijojmë një standard të lartë në tregun shqiptar për materialet elektrike dhe industriale si dhe për të krijuar një linjë unike në shërbim të kërkesave tuaja.

Ofrojmë materiale industriale dhe elektrike që nga viti 2003

Letër nga CEO

Përshëndetje,

Ndër vite, jam munduar të sjell në tregun shqiptar gjëra inovative. Duke besuar kështu, se Shqipëria po sjell ndryshime për sa i përket automatizimit të industrisë. Shumë vite janë dashur për të bërë njerëzit të besojnë tek puna ime. Si çdo biznes, edhe ky ka pasur uljet dhe ngritjet e veta, por asnjëherë s’kanë mjaftuar për të hequr dorë. U mundova dita ditës të përcjell dashurinë, seriozitetin, korrektësinë dhe vlerat tek fëmijët e mi, duke e bërë kështu SALDI ELECTRIC, një biznes familjar, duke ditur se virtytet e jetës mësohen nga familja dhe duke e përcjellë këtë dhe tek biznesi. Mundohem që tek SALDI ELECTRIC të mos mungojnë produkte, dhe çdo ditë e më shumë të vijmë në ndihmë të kërkesave të ndryshme në Shqipëri dhe më tej. Duke falenderuar partnerët tanë, të cilët janë gjithmonë të gatshëm për të na mbështetur si me produkte, ashtu edhe me asistencë teknike.

Faleminderit,
Muharem Liçi

Shërbim Profesional 
Produkte Cilësore

Saldi Electric siguron cilësi të lartë dhe produkte të besueshme për plotësimin e nevojave të konsumatorëve. Si emër i njohur në të gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm, Saldi Electric sjell produkte elektrike që ofrojnë siguri dhe garanci në përdorim, të tilla si:

  • Çelës Deviant
  • Çelës Fundor
  • Çelës
  • Pedale Elektrike
  • Butona
  • Indikator me Zhurmë
  • Pult Vinçi
  • Numrator
  • Rele Ndërmjetëse me Bazë
  • SSR
  • Ushqyes
  • Sisteme Alarmi
  • Potenciometër
  • Rele Kohe
  • Enkodër me bashkuese
Dëshmitarë

“Faleminderit”
Shërbimi ishte i shkëlqyeshëm. Në kohë dhe profesional. Në të ardhmen, kjo është e vetmja
kompani elektrike me të cilën do të kontaktoja.

B.D

“Varietet produktesh elektrike”
Tek Saldi Electric kam gjetur çdo gjë që më nevojitej në shtëpi. Stafi shumë i komunikueshëm.
Faleminderit!

E.L

“Shërbim jashtëzakonisht i mirë”
Stafi juaj është gjithmonë i sjellshëm, informues dhe shumë i informuar për çdo produkt.
Produkte të shkëlqyera dhe çmime konkuruese.

M.H

“Produkte cilësore”
Saldi Electric përmbushur jo vetëm specifikimet e kërkuara, por dhe çmime konkurruese së bashku me shërbimin e shpejtë dhe korrekt.

S.B

Partnerët

× Përshëndetje!